Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot homazhe në varrezat e Luftës të Komonuelthit dhe varrezat e ushtarëve gjermanë në parkun e liqenit artificial në Tiranë.
Gjatë ceremonisë përkujtimore Nufi vendosi kurora me lule duke e cilësuar një moment solemn nderimi dhe reflektimi në kujtim të atyre që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë, si dhe të të gjithë atyre që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri e cilësoi këtë ceremoni si një moment solemn nderimi për ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë, duke vënë theksin te vlerat e pajtimit dhe solidaritetit ndërmjet popujve.
“Një homazh ndaj sakrificës njerëzore dhe një dëshmi e fuqisë së pajtimit, paqes dhe solidaritetit, si vlera që tejkalojnë ndasitë e së shkuarës, bashkojnë kombet dhe forcojnë miqësinë e partneritetet tona”, tha Nufi.
/rtsh.al/