Tuesday, 19. May 2026
Sport

Nuhiu asiston në fitoren e Altachut ndaj Linzit

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

Atdhe Nuhiu ka kontribuar në fitoren e Altachu ndaj Linzit në kuadër të Kupës së Austrisë, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Altachu të enjten mbrëma fitoi me rezultatin 2:0, ndërsa ish-sulmuesi i Kosovës asistoi në njërën nga golat.

Nuhiu asistoi në golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 73-të, shkruan lajmi.net.

Goli u shënua nga Dominik Reiter, derisa golin e parë e realizoi Lukas Gugganig.

34-vjeçari, i cili luajti 90 minuta në këtë edicion ka dy gola të shënuar e dy asistime. /Lajmi.net/

Teilen: