Friday, 20. March 2026
Sport

Nuhiu firmos me kuqezinjtë e Tetovës

GS 05/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ardian Nuhiu do të jetë trajneri i KF Shkëndija.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

44 vjeçari ka firmosur kontratë 2 vjeçare me kuqezinjtë.

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu.

Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës.

Personalisht jam gati për këtë sfidë të re.

Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, është shprehur Ardian Nuhiu, pas firmosjes së kontratës.

Teilen: