Atdhe Nuhiu kishte kaluar te Altach nga APOEL Nicosia në verën e vitit 2021 dhe që atëherë ka pasur paraqitje shumë të mira që e kanë bindur klubin për të vazhduar kontratën e shtatlartit.
Në total, sulmuesi ka zhvilluar 80 ndeshje, ku ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 7 asistime në dy sezonet e fundit.
Nuhiu do të qëndrojë në SCR Altach deri në verën e vitit 2025 dhe më pas do të integrohet në stafin e trajnerëve.
Sulmuesi i ka nisur më parë procedurat për tu pajisur më licencat e trajnerit, që në kohën kur ishte në Angli dhe aktualisht ka licencën UEFA A.
Pas vazhdimit të kotnratës, ku së bashku me Nuhiun ishte edhe gruaja dhe djali i tij, ai ka thënë se aktualisht po mendon vetëm që të luajë, ndërsa falënderoi klubin që do t’ia mundësojë të jetë edhe trajner në të ardhmen.