Tuesday, 17. November 2026
Futboll

Nuk bën pjesë në planet e Chivu, Inter nxjerr në shitje anësorin për 20 milionë euro

GS 17/11/2026 1 Min. Lesezeit

Inter ka vendosur të nxjerrë në shitje brazilianin Luis Henrique, i transferuar për 23 milionë euro gjatë verës së vitit 2025 nga Olimpique Marseille. Zikaltrit shpresojnë të përfitojnë rreth 20 milionë euro nga shitja e një lojtari, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu.

Anësori 24-vjeçar ka pasur një rol mjaft të kufizuar këtë sezon, periudhë gjatë së cilës i është dashur të përballet edhe me një dëmtim të ardhur në një moment të papërshtatshëm. Deri më tani, anësori ka regjistruar 226 minuta lojë në gjashtë ndeshje.

Sipas CalcioMercato.it, Inter preferon një transferim të përhershëm në vend të një huazimi, ndaj ka vendosur një çmim prej rreth 20 milionë eurosh.

Teilen: