Thursday, 30. July 2026
Sport

Nuk bën pjesë në planet e klubit, Interi i kërkon Asllanit të gjejë një skuadër të re

GS 30/07/2026 1 Min. Lesezeit

Aventura e Kristjan Asllanit tek Interi duket se ka marrë fund: mesfushori shqiptar është lënë jashtë skuadrës për turin përgatitor të zikaltërve, pasi nuk bën pjesë në planet teknike të ekipit.

Ja cili është hapi i klubit, sipas raportimit të Fabrizio Romanos: “Asllanit i është dërguar një njoftim zyrtar: ai është jashtë projektit dhe klubi u ka kërkuar agjentëve të tij t’i gjejnë një destinacion të ri.

Asllani nuk do të jetë pjesë e planeve të Interit; po mbahet një qëndrim i prerë – i ngjashëm me atë të ndjekur pak vite më parë. Ai konsiderohet jashtë planeve të skuadrës.”

Teilen: