Monday, 27. April 2026
Sport

Nuk do të ketë një “Kërcim të Fundit”, Ronaldo mungon në sfidën miqësore kundër Leo Mesit

GS 31/01/2024 1 Min. Lesezeit

Al Nasr-Inter Majemi ishte një nga miqësoret që të gjithë fansat e futbollit, me Mesin dhe Ronaldon që do të kishin atë që mendohet përballja e fundit mes tyre.

ronaldo mesi

Por duket se nuk do të ndodhë kështu dhe kjo gjë vjen për shkak të një dëmtimi që ylli portugez ka marrë gjatë stërvitjes.

Stafi mjekësor u përpoq që ta kishte të gatshëm 38-vjeçarin për këtë takim, por duket se ai nuk ia ka dalë dot.

Gjithashtu nuk do të jetë e sigurt as pjesëmarrja e Sadio Manes në këtë takim, pasi sulmuesi u eliminua para pak ditësh nga Kupa e Afrikës me Senegalin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: