Tuesday, 29. September 2026
Futboll

Nuk do të përsëritet “gabimi” që u bë me Nico Paz, Real Madrid ka vendosur që tani për rikthimin e mbrojtësit në shtëpi

GS 26/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht transferimeve të vazhdueshme që ka bërë për qëndrën e mbrojtjes në dy vitet e fundit, ky repart vazhdon të ketë probleme te Real Madrid. Në këtë situatë, klubi madrilen ka vendosur që tani për riblerjen e Jacobo Ramon, aktualisht pjesë e Como-s.

Real Madrid ka të drejtën e riblerjes së qendërmbrojtësit 21-vjeçar në fund të këtij sezoni për shifrën 9-10 milionë euro. Ramon është kthyer në një lojtar kyç te Como, por edhe te Spanja U-21.

Ndryshe nga sa veproi me Nico Paz, Real Madrid duket se ka vendosur që tani për rikthimin në bazë të qendërmbrojtësit të ri spanjoll.

Teilen: