• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk dorëzohet klubi arab, pritet ta nisë një tjetër ofanzivë për Pogban

07/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Al Ittihad nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Paul Pogba.

Klubi nga Arabia Saudite ia kishte bërë një ofertë të majme mesfushorit francez, të cilit ia kishte vendosur në pjatë një kontratë trevjeçare me 30 milionë euro neto në vit.

Mirëpo, futbollisti i Juventusit e kishte refuzuar këtë ofertë.

E tash, mediumi italian “Tuttosport” shkruan se klubi që i transferoi Karim Benzeman dhe N’Golo Kanten po planifikon ta rrisë ofertën e tij vetëm për ta bindur ish-futbollistin e Manchester Unitedit të pranojë të transferohet në Saudi Pro League.

Në Arabinë Saudite afati kalimtar i verës do të zgjasë deri më 20 shtator, tri javë pas atij në futbollin evropian, kështu që klubi arab do të ketë kohë të bollshme për ta bindur përfaqësuesin francez që të përfundojë në këtë klub.

Juventusi është i gatshëm ta shesë lojtarin për një shifër të arsyeshme pasi ka mbetur i dëshpëruar me kontributin e tij zero në sezonin e parë pasi u rikthye nga Anglia.

Lojtarin e përshkuan lëndimet në edicionin 2022/23 dhe kjo ka bërë që klubi arab të jetë paksa i shqetësuar për gjendjen e tij fizike.

Next Post

Humbje e madhe për Tiranën, ja sa do të mungojë Gentian Selmani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.