Paulo Fonseka kërkon që Milani i tij të mos jetë ashtu siç përshkruhen ekipet italiane, si skuadra që luajnë në mbrojtje dhe në kundërsulm. Në konferencën për mediat në ditën para ndeshjes ndaj Bajer Leverkusenit, ai përsëriti që kërkon një skuadër të vëmendshme në mbrojtje, por që është agresive me kundërshtarin dhe e sulmon pareshtur atë.
Si është gjendja e Morata?
Ai bëri një përpjekje të madhe për të luajtur ndeshjen e fundit. Ai është në dyshim dhe ne do ta menaxhojmë atë. Le të shohim se si do të jetë nesër, nuk duam të rrezikojmë.
Si do të ndryshojë mënyra e lojës së Milanit në Ligën e Kampioneve?
Nuk them se mënyra jonë është gjithmonë e njëjtë, por qëllimet janë pothuajse gjithmonë të njëjta. Mund të flasim më thellë për këtë më vonë, tani është pak herët. Por mund të them shumë për format tona të lojës, por unë nuk mendoj se është koha e duhur për t’u thelluar në këtë çështje.
A do të shohim të njëjtën sjellje të Milanit si në ndeshjet e fundit? Edhe te emrat në fushë?
Unë nuk mendoj të ndryshoj. Duhet të kemi vazhdimësi. Ne e dimë se është një ndeshje ndryshe, mendoj se do të jetë një lojë e ngjashme me atë që luajtëm kundër Liverpulit, por ne duhet t’i japim vazhdimësi asaj që kemi bërë. Në mbrojtje, mendoj se skuadra është rritur, është një provë e mirë për të parë aftësitë tona mbrojtëse për momentin. U thashë lojtarëve se për të mposhtur një ekip të fortë si Leverkusen duhet të krijojmë një ekip të përsosur mbrojtës.
Sa i përket rotacionit të kapitenëve, a e keni bërë këtë edhe në të kaluarën?
Kur mbërrita këtu, pashë se kapitenët janë lojtarët me më shumë ndeshje. Dua ta respektoj këtë, por gjithashtu dua një udhëheqje të ndarë bashkërisht, më të gjerë. Ne kemi mundësinë që të kemi më shumë lojtarë si kapiten. Ne duam ta ndajmë këtë përgjegjësi, ndoshta nesër do të jetë një tjetër lojtar që do të mbajë shiritin në krahë. Ne kemi pesë.
Cila është gjendja juaj shpirtërore për këtë “fillim të ri” në Ligën e Kampioneve?
Unë kam gjithmonë besim. Kjo është një ndeshje ndryshe. Është e vërtetë që ne kemi bërë mirë në kampionat në ndeshjet e fundit, por duhet të them se Seria A është shumë e ndryshme nga këto ndeshje që kemi në Ligën e Kampioneve. Sot më treguan fjalët e Çabi Alonsos. Kur flasim për ekipet italiane, themi gjithmonë të njëjtën gjë. Se skuadrat italiane janë të mira për t’u mbrojtur dhe për të luajtur në kundërsulm. Unë do të dëshiroja që kur flitet për Milanin, të thuheshin gjëra të tjera, ne duhet të punojmë sepse nuk duam të jemi të tillë. Nesër padyshim që do të mbrohemi sepse do të luajmë kundër një skuadre shumë të fortë, por kur të kemi topin duam të luajmë. Jam kureshtar të shoh sjelljen e ekipit në një ndeshje të ndryshme nga ato që patëm në Serinë A.
E keni parë ndeshjen e Atalantës në finale kundër Bajerit?
Po, e pashë. Kjo tregon se sa e vështirë është Seria A. Leverkusen u përball me një skenar që këtu, në Gjermani, ata nuk kanë situata të tilla të mbulimit nëj për një. Edhe Rajs i Arsenalit tha se ishte e vështirë me një skenar të tillë. Të ndryshosh ekipin për të luajtur kundër një skuadre që luan mbulim një për një është e vështirë. Por ne nuk jemi si Atalanta, që luajmë një kundër një në të gjithë fushën. Të shohësh Milanin nuk do të jetë njësoj si të shohësh Atalantën kur ata luanin kundër tyre. Atalanta i krijoi shumë vështirësi, por nëse nuk jam trajner që luan nëj kundër një, nuk mund t’u them lojtarëve të mi. shkoni dhe luani ashtu. Do të jetë plotësisht ndryshe.
A ka ndonjë mënyrë tjetër për t’u përballur me Ligën e Kampioneve në këtë format të ri?
“Kur i përgatis ndeshjet, përgatit të gjitha momentet. Në mbrojtje duhet të luajmë një lojë perfekte mbrojtëse për të fituar, por unë i përgatis të gjitha situatat. E di që do të jetë e vështirë, por kur ta kemi topin duam të jemi një ekip sulmues, që e sulmon dhe është agresiv ndaj Bajerit.
Çfarë gabimi keni bërë me Liverpulin që ai nuk dëshiron ta shohësh nesër mbrëma?
Kemi bërë shumë gabime kundër Liverpulit, kur gabon kundër këtyre skuadrave është e vështirë dhe mendoj se kemi bërë më shumë gabime në mbrojtje. Kundër këtyre skuadrave nuk të jepen shumë mundësi.
Si do të donit ta përkufizonit modulin e Milanit?
Është e vështirë. Unë vazhdoj të them që nuk është 4-2-… Mund të jenë shumë gjëra. Varet nga momenti, ku po luajmë… Ajo që di është se kur ne flasim për Moratan dhe Abrahamin, ne jemi më sulmues, por ne luajmë me ta sepse ata punojnë shumë në mbrojtje. Ne jemi më të fortë si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.
PANORAMASPORT.AL