• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk duan kontrata të reja me Dortmundin dhe Bayernin, Barcelona i do dy yjet e Bundesligës në verë

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona thuhet se ka vëzhguar Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmund dhe Dayot Upamecano të Bayern Munich në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror verën e ardhshme.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, të dy lojtarët po rezultojnë të jenë rebelë për vazhdimin e kontratave dhe Barcelona synon ta shfrytëzoj këtë mundësi.

Kontrata e Schlotterbeck skadon në vitin 2027 dhe Dortmund është i etur ta zgjasë qëndrimin e tij.

Megjithatë, qendërmbrojtësi gjerman nuk i është përgjigjur ofertës fitimprurëse të klubit për zgjatje të kontratës, duke nxitur spekulimet për largimin e tij.

Ai mund të jetë i disponueshëm për 40 milionë verën e ardhshme nëse zgjedh të mos e rinovojë.

Nga ana tjetër, Upamecano është një nga lojtarët më të kërkuar pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Bayern ka qenë në negociata për të zgjatur qëndrimin e tij, por deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Situata e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Real Madrid, PSG dhe Liverpool.

27-vjeçari aktualisht po luan në kulmin e fuqisë së tij dhe transferimi i tij si transferim i lirë do të ishte një “vjedhje” e madhe për Barçën.

Next Post

Duka: Kualifikimi në play-off, historik, me Anglinë mund të ndodhë gjithçka!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.