• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk e diskuton federimin në janar, Dani Olmo: Zgjodha Barçën sepse më besuan verbërisht këtë herë

15/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për ndeshjet e pakta të aktivizuara shkak janë bërë dëmtimet e ndryshme por dhe federimi në javët e para dhe për rendimentin që ka dhënë në fushë, Dani Olmo mund të quhet me plot gojë nënshkrimi i madh i verës te Barcelona.olmoNë një intervistë për “Catalunya Ràdio”, ish-lojtari i Lajpcigut ka treguar se faktori kyç kur erdhi puna për të ndërmarrë hapin për t’u rikthyer në klubin ku ai u stërvit që fëmijë ishte drejtori sportiv i Barçës, Anderson Luis de Souza Deko.

“Kjo verë ishte ndryshe, ata (Barcelona) vërtet erdhën me seriozitet maksimal. Deko më dha besim që në fillim dhe askush më parë nuk ma kishte dhënë një besim të tillë”, pranoi Dani Olmo. Golashënuesi më i mirë i Europianit me Spanjën, e kuptoi se për të kishte ardhur koha për t’u rikthyer te Barça.

“Ishte vendi më i mirë, skuadra më e mirë dhe klubi më i mirë për mua”, theksoi ai pavarësisht se kishte marrë “më shumë oferta”. Pritshmëria në potencialin e skuadrës kishte edhe peshën e saj.

“Kisha besimin, ose më saktë, sigurinë se kjo Barça është një skuadër e krijuar për të fituar, se këtë vit do të garojmë për gjithçka dhe tashmë po e tregojmë. Objektivi është maksimal këtë vit”, theksoi ai. Ndikimi i tij në shënimin e golave te Barcelona ka qenë i rëndësishëm, me 5 të tillë në 8 ndeshje. Por për vetë Dani Olmon kjo nuk është një surprizë.

“E dija që do të shkonte mirë që në fillim. Unë e kam golin në gen. Pastaj ka të bëjë shumë dhe skuadra që të mbështet. Duke luajtur me lojtarë të shkëlqyer, gjithçka bëhet më e thjeshtë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bajçetiç çregjistron Serbinë: Jam spanjoll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.