• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk e harron injorimin në Europian, Grilish “shigjetë” Sauthgejtit: Li riktheu kënaqësinë

19/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhek Grilish falënderoi trajnerin në largim të Anglisë Li Karslej, duke përfituar nga rasti për të lëshuar edhe një “shigjetë” në drejtim të ish-trajnerit, Garet Sauthgejt. Sulmuesi i Mançester Sitit tha se trajneri provizor riktheu kënaqësinë e të luajturit për kombëtaren, pasi u la jashtë skuadrës së “Euro 2024” nga ish-trajneri Sauthgejt.

grilish

Pas Europianit të Gjermanisë, Sauthgejt u largua nga stoli i kombëtares, ndërsa Karslej i drejtoi “Tre Luanët” në tre grumbullimet e ardhshme, duke i rikthyer në krye të grupit të tyre të Ligës së Kombeve pasi fitoi pesë nga gjashtë ndeshjet e tij në krye. Ai u përshëndet me kombëtaren e parë me një fitore 5-0 ndaj Irlandës, duke ia dorëzuar skuadrën trajnerit të ri Tomas Tuhel në nivele të larta. Tuhel do të nisë zyrtarisht detyrën e tij në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa Karslej do të kthehet në rolin e tij të mëparshëm në krye të U-21.

“Çfarë personi dhe menaxheri! Legjendë absolute dhe faleminderit që rikthyet kënaqësinë me fanellën e Anglisë”, shkroi Grilish në “Instagram”. Komenti i sulmuesit vjen pasi ai ishte një mungesë shokuese nga skuadra prej 26 lojtarësh e Sauthgejtit, e cila fluturoi në “Euro 2024”, ku Anglia që humbi në finale kundër Spanjës. Por Grilish u rikthye në kombëtare nga Karslej në shtator dhe e shpërbleu menjëherë besimin duke shënuar në fitore 2-0 ndaj Irlandës në Dublin. Një muaj më vonë, ish-ylli i Aston Vilës tha se ishte i bindur se lënia e tij jashtë turneut të verës ishte një gabim.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vinicius: Kam jetuar me presion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.