Monday, 13. April 2026
Sport

Nuk e kanë bërë as bomberat më të mëdhenj, sulmuesi i Guineas vendos rekord të pabesueshëm golash në Bundesligë

GS 07/10/2023 1 Min. Lesezeit

Pakkush e kishte dëgjuar emrin e Serhou Girasi. Por sulmuesi i kombëtares së Guineas, po tregon ndeshje pas ndeshje me fanellën e Shtutgartit se është një emër i cili do ët përmendte shpesh në të ardhmen.

guirasi

Futbollisti 27-vjeçar është ai i cili po thyen çdo rekord golash në Bundesligë që në startin e sezonit, duke ndihmuar ekipin e Shtutgartit që të ngjitet në majën e klasifikimit. Sot, tre golat e tij i dhuruan fitoren skuadrës ndaj Volfsburgut dhe e bënë atë rekordmenin e ri të Bundesligës.

Girasi ka shënuar deri tani 13 gola në vetëm 7 javë kampionat, shifër që nuk ka regjistruar askush më parë në historinë e këtij turneu, as emra të njohur që kanë qenë makineri golash si Gerd Myler, apo së fundmi Levandovski e Haland.

REZULTATET

Augsburg- Darmshtad 1-2

Borusia Dortmund-Union Berlin 4-2

Lajpcig-Bohum 0-0

Shtutgart-Volfsburg 3-1

Verder Bremen-Hofenhajm 2-3

sdfsdsdffsdsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

Teilen: