• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk e kisha menduar kurrë”, Beckham zbulon planin për transferimin e Messit: Kontakti i parë në 2019-tën

28/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Transferimi i Lionel Messit në Amerikë te Inter Miami në MLS, është një nga lëvizjet më të bujshme jo vetëm kësaj merkatoje por edhe të historisë së futbollit. Argjentinasi zgjodhi të përshëndetej me futbollin në Kontinentin Europian duke nisur një aventurë të re në klubin që drejtohet nga David Beckham.

Së fundmi, ish-futbollisti britanik shpjegon për “The Athletic” edhe tratativat me Lionel Messi ndërsa zbuloi se kontakti i parë daton që në vitin 2019.

“Nuk e mendoja kurrë se në rolin e pronarit të klubit, do të kisha po aq emocione si në kohën kur isha futbollist. Kur mora telefonatën e konfirmimit të transferimit të Messit, pata ndjesinë e njëjtë si në kohën kur zbrita për herë të parë në Old Trafford apo në Wembley.

Po mendoja sa arritje e madhe ishte, sapo kishim firmosur me lojtarin më të madh të të gjithë kohërave. Kjo është lëvizja më e madhe në historinë e sportit amerikan, padyshim që edhe për mua ishte një nga momentet më të bukura të jetës.

Ideja për të nënshkruar me Messin erdhi pas një darke me verë të mirë dhe i thashë Jorge Mas, një ditë duhet ta transferojme me patjetër. Pra kjo lëvizje ishte në mendjen time që para 10-vitesh. Kontakti i parë me Messin ishte nëpërmjet babait të tij, Jorge në vitin 2019. Ia bëra të qartë se doja me patjetër që djali i tij të luante një ditë për Inter Miami”, u shpreh Beckham.

  


Next Post

​Beckham flet për transferimin e Messit te Inter Miami

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.