Çelsi hodhi një hap të gabuar pasi është mundur nga Midëllsbru në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës.
Në pjesën e dytë, Poçetino u përpoq të shmangte këtë humbje duke hedhur në fushë Brojën dhe Mydrik, por pa sukses. Për sa kohë ishte në fushë, Broja dhuroi një paraqitje të mirë, të paktën në raport me pjesën tjetër të fazës ofensive.
Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Çelsit theksoi se ekipi i tij bëri shumë gabime, mbi të gjitha në pjesën e parë, teksa nuk ishin të qartë në finalizim ndërsa u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me vendimin për të lënë Brojën në stol.
“Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal, ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”, u shpreh Poçetino.
PANORAMASPORT.AL