Herri Kejn është larguar më në fund nga Totenhem pas një aventure 20 vjeçare me londinezët. Nëpërmjet një video mesazhi, ai ka falënderuar të gjithë klubin e Totenhemit, stafin, ekipin si edhe tifozët duke lënë të hapur mundësinë që një ditë të i rikthehet sërish.
Sa i përket kalimit te Bajerni, Kejn u shpreh se ndihet shumë i lumtur që është bërë pjesë e një klubi të madh si Bajerni dhe që synon vetëm trofe. Ai shtoi se kultura e Bajerni është që të fitojë.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Bajern Mynih. Ky është një nga klubet më të mëdha në botë dhe gjithmonë kam thënë se dua të konkurroj dhe të dëshmoj vlerën time në nivelin më të lartë në karrierën time. Bayerni ka një kulturë fituese, është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh këtu”, tha sulmuesi anglez për kanalet zyrtare të klubit bavarez.
Hard to put into words how to say goodbye to a club and fans who have done so much for me in my career. You will always be in my heart. Thank you Tottenham, thank you Tottenham fans. 💙 pic.twitter.com/L662cyax7p
— Harry Kane (@HKane) August 12, 2023
PANORAMASPORT.AL