• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk është rastësi

12/12/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Ferrari, vendi i tretë në kampionatin e pilotëve të Formula 1 me Charles Leclerc dhe i dyti në kampionatin e konstruktorëve, u mirëprit si një rezultat i shkëlqyer, duke vënë theksin te rritja krahasuar me një vit më parë dhe tek konkurrueshmëria në pjesën e dytë të sezonit.

Nuk është rastësi që nga pushimet verore e në vazhdim Charles Leclerc ishte piloti që grumbulloi më shumë pikë (179) se të gjithë rivalët, duke ecur më mirë se Norris (175) dhe Verstappen (160).

Shefi i Ferrari, Frederic Vasseur, reflektoi për performancën e monegaskut gjatë një interviste për mediat italiane: “A është Leclerc gati për kampionatin botëror? Për mua po, tani është edhe më i pjekur dhe e qëndrueshëm.

Fitoret në Monte Carlo, Monza dhe Austin tregojnë se ai mund të përballojë presionin, nuk është i brishtë në ato situata”.

Në perspektivën e çiftit Hamilton-Leclerc, Vasseur nuk sheh asnjë problem në horizont: “Kam ndjesi të mira. Ata e respektojnë njëri-tjetrin dhe do të bashkëpunojnë”.

“Charles ka qenë në dijeni të projektit që në fillim dhe unë besoj se edhe me ndihmën e Hamilton mund të fitojë titullin për pilotë. Edhe Hamilton mund të shpallet kampion bote, por unë do të vë bast për Ferrarin”, tha Vasseur.

Next Post

Nuk është rastësi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.