• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk është Rodri dhe Fabian, por Spanja ka një mesfushë si askush tjetër në botë…

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja nisi të ëndërronte në Gjermani. Futbolli i saj vazhdon t’i shtyjë tifozët e futbollit të zgjasin atë gjendje kënaqësie që duket se nuk ka fund.spanja“La Roja” numëron sukses pas suksesi, me një mesfushë të aftë për të gjeneruar futboll dhe për të neutralizuar atë të rivalit, siç u dëshmua edhe një herë. Sepse Spanja ka cilësi dhe sasi në mesfushë. Nga formacioni titullar kundër Danimarkës, vetëm Dani Olmo ishte mesfushori i vetëm në fushë nga minuta e parë që ishte titullar kundër Anglisë në finalen e “Euro 2024”.

Rodri (i dëmtuar) dhe Fabian (probleme shëndetësore) ia lanë vendin Zubimendit dhe Merinos. Nuk kishte shumë rëndësi. Pak ndryshim për të mos thënë aspak. Skuadra spanjolle dominoi dhe kontrollonte lojën në çdo moment, përveç atyre dhjetë minutave të fundit pas golit danez, rezultat i një konfuzioni mes Fabian dhe Raja.

NJË MESFUSHË E RE – Niveli i lojës ishte edhe një herë superlativ, duke u përzier me një sulmues në të cilin asnjë nga të tre nuk ishte i pranishëm në Olimpiadën e Parisit. Niko Uilliams dhe Morata e nisën nga stoli, Jamal i dëmtuar ishte në shtëpi duke parë ndeshjen. Ojarzabal, Aleks Baena dhe Ajoze Perez ishin të zgjedhurit dhe ata që kontribuan për t’i dhënë shkëlqim shfaqjes që nisi në qendër të fushës dhe që rezultoi me një fitore të re dhe vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve. Zubimendi tregoi sërish për atë që është në gjendje të bëjë. Kjo është konfirmuar në ndeshjet e radhës për shkak të mungesës së Rodrit. Timoni është i tij dhe ai ka dhënë edhe një herë mësimin sesi duhet menaxhuar me klas dhe dallueshmëri lojën e kombëtares.

SHKËMBIMI I POZICIONEVE – Në krah të tij ishin Merino dhe Dani Olmo, të dy vendimtarë në Gjermani dhe që kontribuan në atë që bëri Spanja kundër Danimarkës, me prezencë dhe fantazi. I pari shënoi golin që shmangu penalltitë ndaj Gjermanisë dhe i dyti po bënte hapa drejt formës së tij më të mirë, pasi nisi me probleme fizike. Futbollistë si Aleks Baena dhe Olmo dhe lehtësia që ata kanë në shkëmbimin e pozicioneve, gjithashtu kontribuojnë në gjenerimin e asaj epërsie të dukshme. Pastaj u shfaqën Fabian Ruiz dhe Pedri. Dhe më pas Kasado në një listë talentesh për mesfushën që duket se nuk ka fund dhe që admirohet nga pjesa tjetër e skuadrave.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​“Dardanët” zbarkojnë sonte në “Fadil Vokrri”, përballen me Lituaninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.