• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk gabojnë

29/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Greqi gara për titull ka hyrë në një fazë vendimtare. Në javën e 25-të të kampionatit helen, skuadrat e mëdha nuk gabuan në këtë moment të sezonit. Siparin e ndeshjeve e hapën rekordmenët e futbollit grek, Olympiacos.

Skuadra nga Pireu mposhti 2-1 me përmbysje në transfertë Panetolikos. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës shumë shpejt, por në të dytën Olympiacos shënoi 2 herë duke marrë 3 pikë të rëndësishme. PAOK-u ndërkohë nuk gaboi në fushën e Panserraikos me fitoren 2-0. Në ndihmë të këtij suksesi ishin dhe 2 kartonët e kuq të marrë nga futbollistët vendas.

Në Athinë, AEK-u arriti një fitore më vuajtje 4-2 në shtëpi ndaj Janinës. Pjesa e parë u mbyll 2-1 në favor të miqve, por në të dytën. kryesuesit e kampionatit gjetën 3 herë rrugën e rrjetës brenda 10 minutave, duke ruajtur vendin e parë.

Pak kilometra më larg, u luajt dhe ndeshja e fundit për këtë javë, me Panathinaikos që rigjeti suksesin në kampionat, pas barazimit ndaj Kifisias. Tasos Bakasetas dhe Ioannidis ishin protagonistët e mbrëmjes.

Pas këtyre ndeshjeve, diferenca mes skuadrave nga vendi i parë në të tretin është vetëm 3 pikë. AEK-u kryeson me 58 pikë, i ndjekur me 57 nga PAOK-u, ndërkohë Panathinaikos ka grumbulluar 55. Disi më larg ndodhet Olympiacos me 53.

Next Post

Operacioni “fshesa”/ Nga Sane te Kimish, 5 yjet e Bajernit drejt largimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.