Skenar sensacional i lidhur me të ardhmen e klubit italian të futbollit, SPAL. Sipas asaj që raportohet nga “La Nuova Ferrara”, Massimo Moratti po mendon të bëhet pronar i këtij klubi.
Ish-presidenti dhe pronari i Interit thuhet se po vlerëson blerjen e kompanisë nga Joe Tacopina si pjesë e një konsorciumi sipërmarrësish, të kryesuar nga vetë Moratti.
E gjitha filloi me një vizitë verore të vetë Morattit në Ferrara. Do të pasonin një sërë kontaktesh me vetë Tacopinën, si pjesë e një blerjeje të mundshme së bashku me një konsorcium partnerësh milanez.
Moratti, i cili ishte në krye të Interit nga viti 1995 deri në vitin 2013, nuk e ka shuar kurrë pasionin e tij për futbollin dhe herë pas here kanë qarkulluar zëra për rikthimin e tij të mundshëm.
Sa i përket Tacopinas, avokati i Trump e mori SPAL-in në gusht 2021. Në vitin 2023, do të vinte rënia në Serinë C dhe tani një sezon mjaft i ndërlikuar, me skuadrën të renditur në vendin e parafundit në grupin B të Serisë C.
Tacopina, sipas gazetës, ka për synim blerjen e klubit të e Ligës së Dytë angleze, Tranmere Rovers. Nëse marrëveshja përfundon, mund të ndizet drita jeshile për Morattin & Co.