• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk i shikojmë skuadrat e tjera”, Flik: Duam kreun, por fillimisht duhet të fitojmë kundër Vajekanos

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka qenë në humor në prag të sfidë skundër Vajekanos sonte në mbrëmje. Ai foli për mediat pasi skuadra zhvilloi seancën e fundit stërvitore.flikNatyrisht që barazimet e Realit dhe Atletikos së Madridit i kanë dhënë një asist Barcelonës. Por Flik mendon se skuadra e tij duhet të mendojë vetëm te ndeshja e saj dhe jo për rezultatet e të tjerëve. Ata kanë nevojë për fitoren për të arritur 51 pikët e Realit të Madridit dhe për t’i kaluar ato për shkak të mesatares së tyre më të mirë të golave në përgjithësi.

“Ne nuk i shikojmë skuadrat e tjera. Në fund do të shikojmë renditjen dhe do të shohim se si do të jemi. Kemi luajtur disa ndeshje të mira këtë vit. Në stërvitje lojtarët kalojnë mirë dhe kjo është ajo që është e rëndësishme”, tha ai, pa i dhënë shumë rëndësi sulmit në vendin e parë dhe duke paralajmëruar për formën e mirë të rivalit të tyre.

“Ndaj Rajos, në fazën e parë, ka qenë një nga ndeshjet më të vështira në këtë sezon në La Liga. Me presionin dhe intensitetin e lartë, ata kanë bërë shumë mirë dhe kjo është arsyeja pse janë aq lart. Kanë një trajner që po bën një punë të shkëlqyer. Ndaj duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”, tha Flik.

“Ky sezon në La Liga është shumë i ekuilibruar. Ka shumë skuadra që mund të mposhtin këdo. Ne duam të ngjitemi në krye, por fillimisht duhet të mundim Vajekanon”, tha Flik.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vdes gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.