• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk ka asgjë më të mirë se të luash me shokët”. Zyrtare, Luis Suarez i bashkohet Mesit & CO tek Inter Majemi

22/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Suarez është lojtari më i ri i Inter Majemit. Klubi i David Bekham  njoftoi ardhjen e sulmuesit uruguaian në MLS në një mënyrë shumë të veçantë, duke theksuar se si ai do të ribashkohet me disa nga ish-shokët e tij të Barcelonës në Florida. Jo vetëm Lionel Mesi, ylli i skuadrës, por edhe Serxhio Buskets dhe Zhordi Alba, me të cilët Suarez ndau dhomën e zhveshjes gjatë viteve të tij te Blaugrana, mes viteve 2014 dhe 2020.

suarez

“Nuk ka asgjë më të mirë se të luash me shokët”. Ky është mesazhi i klubit i përzgjedhur për prezantimin e Suarezit , mesazh i cili është shoqëruar me një imazh të disa fëmijëve të veshur me fanellat e katër ish-lojtarëve të Barçës.

Sulmuesi ikonë uruguaian do t’i bashkohet skuadrës përpara sezonit 2024 MLS, pas përfundimit të aventurës te brazilianët e Gremios.

luissss

“Ne jemi të lumtur të mirëpresim një sulmues të klasit botëror si Luis Suarez në klubin tonë. Luis është një konkurrent i ashpër, fitorja e të cilit mishëron atë që duam nga lojtarët tanë. Ne u premtuam tifozëve tanë se do të ndiqnim lojtarët më të mirë në botë për të ndërtuar një ekip të aftë për të konkurruar në nivelin më të lartë në Amerikë. Pas një sezoni fitues në Brazil,  Luis do të jetë një armë plus  në skuadrën tonë. Ne do të vazhdojmë të jemi ambicioz dhe gjithmonë të përpiqemi të ndjekim lirinë për të ëndërruar”, tha CEO Jorge Mas.

 

“Jemi të lumtur që kemi një lojtar me cilësi dhe pasionin e Luisit që i bashkohet klubit tonë. Ai i bashkohet një ekipi që po frymëzon gjeneratën e ardhshme dhe mezi presim ta shohim atë të dalë në fushë me ish-shokët e skuadrës dhe me të rinjtë akademisë sonë”, u shpreh bashkëpronari i Inter Majemit, David Bekham.


View this post on Instagram

A post shared by Inter Miami CF (@intermiamicf)

;

Ndërsa fjalët e para të Luis Suarezit si lojtar i Inter Majemit janë:

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që përballem me këtë sfidë të re me Inter Majemin. Mezi pres të filloj dhe jam gati të punoj për ta bërë realitet ëndrrën për të fituar më shumë tituj me këtë klub të madh. Jam optimist për atë që ne mund të arrijmë së bashku, me ambicien tonë të përbashkët .Do të jap gjithçka për t’u sjellë gëzim këtyre tifozëve të mëdhenj për të cilët kam dëgjuar kaq shumë, ndërsa do të vesh ngjyrat e Inter Majemit. Nuk mund të pres të ribashkohem me miq dhe lojtarë të mrekullueshëm. Gjithashtu, mezi pres të takoj shokët dhe trajnerët e mi të rinj.”

 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Formacionet zyrtare Manchester City-Fluminense/ Anglezët kundër brazilianëve për trofeun e Kupës së Botës për Klube

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.