Wednesday, 11. March 2026
Futboll

Nuk ka bindur në sezonin e parë në Madrid, Liverpool bën gati 70 milionë euro për 20-vjeçarin

GS 11/03/2026 1 Min. Lesezeit

I transferuar verën e kaluar me shumë bujë nga Bournemouth për shifrën 60 milionë euro, Dean Hujisen nuk ka bindur me nivelin e treguar në sezonin e parë të madrilenët duke shtuar zërat për një largim të mundshëm në verë.

“Fichajes” bën me dije se një nga klubet e mëdha të interesuara për Hujisen është Liverpool. Të kuqtë e shohin spanjollin si zëvendësuesin ideal në vend të Ibrahima Konate, i cili do të largohet falas në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimit në fjalë, Liverpool është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për qendërmbrojtësin 20-vjeçar, për ta rikthyer edhe njëherë në Premier League, aty ku shkëlqeu me Bournemouth para se të transferohej verën e kaluar në Madrid.

Teilen: