Portugalia iu fal llotarive të penalltive për të thyer Slloveninë dhe për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2024, në një duel që rezultoi dramatik. Padyshim që heroi i luzitanëve ishte Diogo Kosta, portieri i Portos me tri penallti radhazi të pritura.

Festë në fund në kampin luzitan, me Kristiano Ronaldon me shokë që do të sfidojnë Francën në duelin për një biletë në gjysmëfinalet e Gjermani 2024.

Nuk ka dyshime për sa i përket lojtarit të ndeshjes, teksa ky çmim ka shkuar padyshim për gardianin e Portugalisë, Diogo Kosta.

PANORAMASPORT.AL

