• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk ka fitues në “Air Albania”, Shqipëria dhe Çekia nuk dinë të shënojnë

16/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë në “Air Albania” në raundin e pestë të Grupit 1 në Ligën B të Nations League. Një ndeshje e kujdesshme për të dyja skuadrat, por që në pjesën e parë pa skuadrën çeke të ndalet nga traversa në dy momente.

Në pjesën e dytë formacioni kuqezi u tregua më kërkues, iu afrua golit, sidomos me Laçin, por në të gjitha rastet konkretizimi i aksioneve nuk ishte i duhuri. Gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura, duke lënë gjithçka të hapur në këtë grup, me kuqezinjtë në kuotën e 7 pikëve, aq sa Gjeorgjia, ndërsa Çekia ndodhet në kuotën e 8 pikëve. Ukraina është me 5 pikë.

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë në “Air Albania”.

83’ – Një goditje dënimi e fituar nga Muçi është ekzekutuar nga Kristjan Asllani, i cili në dy tentativa nuk ka mundur të gjejë kuadratin.

67’ – Soucek ka një mundësi të artë, por gabon në momentin e fundit përballë Strakoshës.   

52’ – Në zhvillimin e një goditje këndi është Tuci që tenton me të majtën, por pa problem për portierin e çekëve.  

48’ – Edhe njëherë çekët të rrezikshëm në këtë fillim të pjesës së dytë, por Strakosha tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij.

…nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë…

45’ – Një aksion i bukur i kuqezinjve, Laçi provon me kokë në një pozicion të vështirë, por Kovar, portieri i Çekisë, është pozicional.

42’ – Laçi provon me një goditje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.

36’ – Më në fund kuqezinjtë krijojnë një aksion të rrjedhshëm, por finalizimi i Bajramit është i gabuar.

30’ – Zëvendësim i detyruar në radhët e kuqezinjve: Asani del i dëmtuar, në vend të tij është Seferi.  

17’ – Bajrami bën gjithçka bukur në zonën e çekëve, por në momentin e fundit gabon.    

13’ – Një tjetër traversë për çekët(goditi Cerv), skuadra kuqezi është në vështirësi.    

12’ – Goditja e parë nga këndi është për skuadrën çeke, traversa na shpëton nga pësimi i golit.  

3’ – Asani tregohet i zgjuar duke rrëmbyer një top te lojtarët çek, por në momentin e fundit është ndalur nga mbrojtja

1’ – Çekët shkelmojnë të parët topin.

Ka nisur në “Air Albania” sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Nations League(Liga B, Grupi 1).

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci. Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori. Trajner: Ivan Hashek

Next Post

​Kualifikimi historik në Ligën A të Kombeve, Shqipëria vendos fatin më 19 nëntor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.