Nuk ka fitues në derbin e Gjermanisë. Është mbyllur në barazim sfida mes Borusia Dortmund dhe Bayern Munchen.
Ishin verdhezinjtë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Gittens, i cili shftytëzoi mjaft mirë një top të Schtoltenberg në minutën e 27-të duke kaluar Borusian në avantazh. Me rezultatin 1-0 u mbyll fraksioni i parë i lojës.
Në pjesën e dytë bavarezët rritën presingun duke krijuar disa raste për shënim, por goli do të vinte vetëm në minutën e 85-të.
Olise pason për Musialën dhe ky i fundit barazon shifrat në 1-1. Pas javës së 12-të Bayern është i vetëm në krye të klasifikimit me 30 pikë, ndërsa verdhezinjtë e Dortmund renditen në vendin e pestë me 20 pikë.