Tuesday, 19. May 2026
Sport

Nuk ka fitues në duelin Fushë Kosova – Malisheva

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur pa fitues ndeshje a parë e kësaj fundjavë në Superligën e Kosovës.

Fushë Kosova ka barazuar pa gola përballë Malishevës, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e parë nuk pati raste për asnjërën skuadër.

Pjesa e dytë ishte më e “gjallë” nga të dyja skuadrat që krijuan më shumë raste shënimi, por pa sukses.

Të shtunën, në krye të Malishevës si trajner debutoi Qëndrim Kida, që ishte asistent i parë i Alirifës.

Fushë Kosova ka gjashtë pikë në 11-të ndeshje dhe zë pozitën e fundit në tabelë, kurse Malisheva ka 13 pikë.

Në xhiron e 12-të, Fushë Kosova udhëton te Llapi, ndërsa Malisheva e pret Prishtinën. /Lajmi.net/

 

Teilen: