Saturday, 14. March 2026
Sport

Nuk ka fitues në “Egnatia Arena”, shumë tension për një pikë mes Egnatias dhe Vllaznisë

GS 14/03/2026 2 Min. Lesezeit

Vllaznia arriti të ruante kreun e renditjes pas një ndeshjeje në Rrogozhinë kundër Egnatias që i pati të gjitha përveç golave. Raste, tension, kartonë të kuq, protesta dhe braktisje të fushës, por në fund skuadrat u ndanë në paqe me barazimin e bardhë 0-0.

Kampionët e vendit ishin në kërkim të fitores së parë në këtë sezon kundër kryesuesve dhe zhvilluan një pjesë të parë të kënaqshme, vazhdimisht në sulm, duke e vënë në vështirësi Vllaznisë. Albanese provoi me një diagonale në minutën e 15-të, pa gjetur rrjetën, ndërsa dy minuta më pas Jahaja nuk arrin të gjuajë në portë pas topit të ardhur nga e majta.

Albanese provon me një diagonale tjetër në minutën e 32-të, por edhe këtë herë jashtë kuadratit, të cilin e gjen Qato tetë minuta më pas nga jashtë zonës së Egnatias, megjithatë Dajsinani pret në pozicion. Sërish Albanese nçë minutën e sërish në mënyrë të pasaktë. Me këtë rast mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta ofron një pamje ndryshe.

Vllaznia merr masat dhe bllokon krahët e Egnatias, e cila krijon volum por jo më raste. Emocionet e para të mëdha të pjesës vijnë vetëm në minutën e 71-të, por jo për gol.

Xhemajli ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari Lata për faull ndaj Balajt, dhe merr konfirmim edhe nga VAR. Skuadra e Egnatias proteston dhe braktis fushën, duke i kërkuar gjyqtarit të shohë incidentin në monitor, duke kërkuar faull në dëm të Xhemajlit.

Lata nuk i reziston presionit dhe shkon para monitorit, megjithatë nuk ndryshon vendim. Kartoni i kuq për Xhemajlin qëndron, madje i shtohet edhe një tjetër, për trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova.

Loja rinis dhe Egnatia tregon zemër, duke kërkuar fitoren edhe në inferioritet numerik. Rasti më i mirë i vjen në minutën e 96-të, kur Fernando gjuan me të majtën drejt e në trekëndësh, por grushti i Pols shpëton Vllazninë, që ruan pathyeshmërinë me kampionët në këtë sezon, përveç kreut, në pritje edhe të ndeshjes së Elbasanit.

Teilen: