Tuesday, 19. May 2026
Sport

Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë mes Vllaznisë dhe Dinamos

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Vllaznia dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 0-0.

Pavarësisht disa rasteve, edhe pse me “pikatore”, asnjë prej skuadrave nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës.

Në këto kushte, finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 23 prill.

Kujtojmë që mbrëmjen e nesërme, do të luhet gjysmëfinalja tjetër.

Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Partizanit, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin e Rrogozhinës.

Teilen: