Është mbyllur në barazim 2-2 miqësorja mes Tiranës dhe Laçit, që u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Kis. Kurbinasit reagojnë në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat me Stafën.
Xhixha rikthehen në avantazh Tiranën, por Kalaj u prish festën bardhebluve, duke shënuar golin e barazimit në minutat e fundit të takimit.
Mbyllet në barazim 2-2 miqësorja mes Tiranës dhe Laçit.
Teilen: