Mançester Siti vazhdon në mënyrë të pabesueshme të humbasë ndeshje, duke regjistruar sot të 9-n në 12 sfidat e fundit të luajtura ku ka fituar vetëm një të tillë.
Këtë herë, ekipi i Pep Guardiolës është mundur 2-1 nga Aston Vila, duke regjistruar kështu këtë seri mbresëlënëse humbjesh në një kohë kaq të shkurtër, ndërsa për të regjistruar 9 humbje të tjera janë dashur 107 ndeshjet e mëparshme.
Duran ishte ai i cili i dha avantazhin shumë shpejt skuadrës së Aston Vilës, me një aksion në qendër të zonës së “qytetarëve”. Ekipi i Guardiolës vuajti në konkretizimin e rasteve, ndërsa në pjesën e dytë ishte përsëri Aston Vila që dominoi, krijoi më shumë mundësi shënimi dhe dyfishoi shifrat me Roxhers.
Goli i Foden në shtesën e ndeshjes, nuk shërbeu për asgjë dhe Mançester Siti e pa përsëri veten duke dalë pa pikë nga fusha e lojës, në një moment forme të tmerrshëm që praktikisht po e nxjerr që tani nga gara për titullin.