AC Milan dhe Real Madrid do të përballen pas mesnate në një ndeshje miqësore.
Dy gjigantët nga Evropa do të ndeshen në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim luhet me fillim nga ora 02:30, kurse do të luhet para rreth 62 mijë tifozëve në ‘Soldier Field’.
Kjo ndeshje është në kuadër të fazës përgatitore që të dy skuadrat po kryejnë para një sezoni të gjatë.
/GazetaBlic Sport/