Mbyllet në barazim pa gola 0-0 kryendeshja e kësaj jave në Kategorinë e Parë, sfida mes Besës dhe Flamurtarit e luajtur në “Egnatia Arena” dhe e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Ka qenë një sfidë e luftuar, por rastet për shënim nuk kanë qenë të shumta. Si kavajasit edhe vlonjatët kanë pasur shanset e tyre për të kaluar në avantazh, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Mbyllet 0-0 në Rrogozhinë dhe dy skuadrat detyrohen që të ndajnë nga 1 pikë. Flamurtari mbetet në vendin e parë e në renditje në kuotën e 28 pikë, po aq sa edhe Vora. Ndërsa Besa qëndron në vendin e tretë në kuotën e 25 pikëve.
Gara për tu ngjitur në Abissnet Superiore mbetet më e fortë se kurrë me të tre skuadrat që luftojnë për 2 “biletat”, që të çojnë direkt në elitën e futbollit shqiptar.