Me shqetësimin dhe mendjen ende të përqendruar te tragjedia që po rrënon Valencian këto ditë dhe për shkak të të cilës nuk kanë mundur ta zhvillojnë ndeshjen e tyre në “Mestalla”, Reali i Madridit ka përfunduar një tjetër seancë stërvitore në Valdebebas.“Los Blancos” e kanë bërë këtë me mungesën e Rodrigos dhe Kurtuasë që punuan të veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Jashtë vazhdojnë dhe Karvahal e Alaba.
Për pjesën tjetër, skuadra ka bërë punë taktike dhe fizike në prag të duelit të së martës së ardhshme kundër Milanit dhe madhe për këtë Reali është stërvitur me topat e Champions League.
Nga ana e tyre, Bellingam dhe Mbape, të cilët kanë punuar jashtë fushës në seancën e fundit stërvitore, i janë bashkuar grupit që do të stërvitet sërish edhe sot për të qëndruar pushim të dielën.
PANORAMASPORT.AL