Largimi i Dushan Vlahoviçit nga Juventusi duket më i sigurt se kurrë. Mediat italiane bëjnë me dije se palët e kanë vendosur tashmë se nuk do të ketë rinovim, pavarësisht tentativave të fundit që janë bërë për të ndryshuar mendim.
Sipas asaj që raportohet, drejtuesit bardhezi kanë njoftuar agjentët e sulmuesit serb për ofertën përfundimtare që përfshin një ulje page, duke marrë parasysh se është me e larta te “Zonja e Vjetër”.
Nuk ka vonuar shumë dhe Dushan Vlahoviç ka kthyer përgjigje se nuk do ta pranojë ofertën e rinovimit dhe kështu, në verë, pritet që ai të shitet për të mos rrezikuar që të largohet në fundin e kontratës me parametër zero.
PANORAMASPORT.AL