Nejmar nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, me klubin që duket se e ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me brazilianin.
Duket se një revolucion i vërtet po ndodh në Paris, me presidentin Al Khelaifi që është gati të ndërtojë një skuadër nga e para, në mënyrë që të arrihet objektivi kryesor, fitimi i Ligës së Kampionëve.
Për këtë gjë është njoftuar dhe trajneri Luis Enrike, i cili kishte shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar dhe njëherë me Nejmarin, por duket se gjërat nuk do të shkojnë siç trajneri spanjoll po priste.
Deri më tani ylli i Brazilit ka oferta nga Barcelona, Çelsi dhe gjithashtu Arabia Saudite.
PANORAMASPORT.AL