Monday, 13. April 2026
Sport

Nuk ka ‘mrekulli’ për Skënderbeun U-19 në UEFA Youth League, eliminohet nga Aston Villa

GS 05/11/2025 1 Min. Lesezeit

Skënderbeu U-19 i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në UEFA Youth Legaue, duke u eliminuar në turin e dytë nga klubi i Aston Vilës.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Korçë, skuadra bardhëkuqe shpresonte që të bënte një mrekulli edhe në ndeshjen e kthimit në transfertë. Por situata atje ka qenë tërësisht e ndryshme pasi Aston Vila ka dominuar nga minuta e parë në të fundit me lehtësi.

Katër gola që në pjesën e parë bënë të qartë rrjedhën që kishte marrë ndeshja dhe kualifikimi, ndërsa anglezët shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke mbyllur sfidën me shifrat 6-0 për të kaluar në turin tjetër të turneut ku i pret AZ Alkmar.

Aston Vila-Skënderbeu 6-0

Uilson 4′, 34′, 73′, Keroll 18′, MekGrath 37′, 80′

 

Teilen: