Xhorxhi Petkov luajti të shtunën për Slavia Sofian kundër Loko Sofias duke thyer rekordin e tij. Portieri 49-vjeçar e mbajti të paprekur portën në elitë, pasi sfida u mbyll me barazim pa gola.
Slavia e Sofias po lufton për mbijetesën. Xhorxhi Petkov ka një histori të bukur për të treguar, pasi është pjesë e Slavias së Sofias nga viti 2012.
49-vjeçari është portieri i tretë më i vjetër në botë, që luan aktualisht futboll. Në të njëjtën kohë luajnë edhe uruguajani Roberto Karmona, 63-vjeç, dhe japonezi Kazujoshi Miura, 58-vjeç.
Në vitin 1996, Petkov provoi për herë të parë të mbante veshur fanellën e Slavias së Sofias. Pas 5 viteve kaloi te një tjetër klub bullgar, pikërisht Levski Sofia. Eksperiencën e fundit para se të kthehej te klubi aktual, e kaloi me EN Paraliminiou në Qipro.
PANORAMASPORT.AL