Tuesday, 19. May 2026
Sport

Nuk ka paguar qiranë, trajneri rrezikon ta përzënë nga shtëpia

GS 14/09/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Comos në Serie A, Cesc Fabregas, është në qendër të një stuhie në Zvicër për shkak se nuk ka paguar disa muaj qiranë e shtëpisë së tij në Bissone, një komunë zvicerane me 945 banorë në kantonin Ticino në rrethin e Luganos.

Përafërsisht një borxh prej 34 mijë frangash, i cili mjaftoi për të detyruar pronarin e shtëpisë të paraqiste një kërkesë për dëbim në Gjykatën e Rrethit Lugano.

Sipas “tio.ch”, ai ka tentuar disa herë të kontaktojë Fabregas dhe avokatin e tij, por nuk ka mundur, duke kërkuar të paktën 20 mijë franga.

Ankesa daton në fillim të shtatorit dhe në ditët në vijim skadon afati që tekniku i Comos të paraqesë ndonjë vërejtje në lidhje me procedurën e dëbimit, pas së cilës policia kantonale duhet të ndërhyjë për të filluar punën.

 

Teilen: