• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk ka rikthim te Bayern Munich, Nagelsmann rinovon kontratën me kombëtaren e Gjermanisë

19/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka nënshkruar një kontratë të re dhe do të mbetet në këtë post të paktën deri pas përfundimit të Botërorit 2026, ka njoftuar sot (e premte) Federata e Futbollit të Gjermanisë.

“Ky është një vendim nga zemra. Është një nderi madh të jem trajner i kombëtares”, ka thënë Nagelsmann në një njoftim.

Ky njoftim vjen vetëm disa javë para se Gjermania të jetë pritëse e Kampionatit Europian 2024, që do të zhvillohet në muajin qershor dhe korrik.

“Së bashku, ne duam që të kemi një Kampionat Europian të suksesshëm në shtëpi”, është shprehur Nagelsmann.

“Vendimi i trajnerit për të rinovuar kontratën deri në Botërorin e vitit 2026 ka çuar një ‘sinjal të fortë’, ka thënë presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf.

Ky njoftim i jep fund një herë e përgjithmonë spekulimeve për një rikthim të mundshëm të teknikut gjerman tek Bayern Munich./h.ll/abcnews.al

Next Post

Aubameyang beson te finalja e Europa League: Do të jetë e veshtirë, por ne duam trofeun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.