Duket se as fitimi i FA Cup nuk do ta shpëtojë Erik Ten Hagun nga largimi prej Manchester United.
Njeriu kryesor i cili mund të jetë zëvendësuesi i tij është Roberto De Zerbi, i cili është pa ekip, pasi njoftoi largimin nga Brighton.
Thuhet se Unitedi ka pasur kontakte me De Zerbin, të cilin e kanë vendosur në një listë të ngushtë së bashku me dy ose tre të tjerë.
Së pari, Djajtë e Kuq duhet të marrin një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e Ten Hag, por nëse ai shkarkohet, atëherë De Zerbi së shpejti mund të shihet në “Old Trafford”.