Wednesday, 25. March 2026
Sport

“Nuk ka vend për të dy në ekip”/ Zbulohet “prapaskena” te PSG-ja, si Mbape kërkoi largimin e Nejmarit nga klubi

GS 14/08/2023 1 Min. Lesezeit

Nejmar do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite teksa pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën e Al Hilalit pasi palët kanë arritur akordin mes tyre.

fcbn

“L’Equipe” raporton se braziliani u informua nga drejtuesit e klubit se nuk është më i dëshiruar dhe se shkaku ka qenë shoku i tij i skuadrës, Kilian Mbape.

Një media braziliane më pas e ka shpërndarë në profilin e saj teksa shkruan se ylli francez kërkoi largimin e sulmuesit brazilian. Ky i fundit ka pëlqyer postimin duke nxitur spekulimet që ky lajm është i vërtetë.

“Verën e kaluar, Kilian Mbape ia bëri të qartë drejtuesve të PSG-së se nuk ka vend për të dhe Nejmar në të njëjtën skuadër”,- thuhet në postim.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: