• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nuk kam më shokë nga Rusia”, rrëfimi prekës i mbrojtësit të Arsenalit: Na sulmojnë natën, duhet të fshihemi me foshnjat

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon prej më shumë se një viti dhe pasojat janë të rënda. Veç ushtarëve që kanë humbur jetën në betejë, të shumtë janë edhe fëmijë të pafajshëm që kanë rënë pre e sulmeve ruse.

zincencko

Mbrojtësi i Arsenalit, Oleksandër Zinçenko arriti të largohej nga Ukraina duke u transferuar në Londër, por në mendjen e tij është populli ukrainas. Mbrojtësi është rikthyer në vendin e tij të lindjes dhe largohet me dhimbje të madhe, teksa në një rrëfim të gjatë, ai ka prekur jo pak me gjërat që ka parë në Ukrainë.

“Të jetoja një javë në Ukrainë me kushtet që pashë, është e frikshme. Kjo është një luftën por unë kuptova diçka. Është e pabesueshme se si një situatë lufte e tillë kthehet në rutinë për popullin dhe vazhdojnë të jetojnë normalisht.

Rusia po sulmon me bomba gjatë natë dhe nga ora 1 e mëngjesit deri në orën 5, ka sulme të shumta. Ata mendojnë se njerëzit po flenë, duke tentuar t’iu shkaktojnë frikë. Imagjinojeni nëse jeni duke fjetur dhe dëgjoni alarmin e sulmeve ajrore. Menjëherë duhet të merrni foshnjat dhe të fshiheni në bunker sepse nuk i dihet çfarë ndodh, nuk dihet nga vjen sulmi dhe nëse mund të jetosh.

Kam pasur shokë nga Rusia, ndoshta jo shumë por kam pasur. Tani ai rreth është zeruar, nuk kam më asnjë. Duhet bërë diçka, të gjithë mund të bëjmë diçka dhe ta ndalim këtë”, shprehet Zinçenko.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

E bujshme, Xhaka mund të transferohet të gjiganti nga Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.