• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk kanë fund problemet për Xavin, një tjetër futbollist pëson lëndim në stërvitje

27/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Probleme të reja për Xavin sa i përket lëndimeve të futbollistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që Barcelona nuk është më mirë këtë edicion.

Alejandro Balde u lëndua në mesjavë ndaj Athletic Bilbaos, derisa lëndim tani ka pësuar edhe kapiteni Sergi Roberto në stërvitje.

“Më shumë probleme për Xavi. Kapiteni i tij Sergi Roberto ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje dhe do të jetë jashtë kundër Villarrealit”, ka shkruar gazetari Toni Juarnmarti .

Roberto do të mungojë për dy javët e ardhshme ose edhe më shumë për shkak të lëndimit të ri.

Kapiteni ka qenë i pafat me lëndime këtë sezon pasi ky është dëmtimi i tij i tretë dhe deri tani ai ka humbur 11 ndeshje këtë edicion.

Roberto është një lojtar që Xavi i beson jashtë stolit dhe si një rezervë në mesfushë, gjë që shpjegon pse ai ka luajtur 14 ndeshje deri më tani, pavarësisht problemeve të tij me dëmtimet.

Përveç Robertos te Barcelona jashtë fushave mbetën shkaku i lëndimeve edhe Alejandro Balde, Gavi, Marcos Alonso, Inigo Martinez dhe Raphinha.

Ndërkohë portieri Marc Andre Ter-Stegen është rikthyer dhe është i gatshëm ta ndihmojë Barcelonën nga kjo fundjavë. 

Next Post

“Djalli” ka dy objektivë kryesor, Milani bën llogaritë e… fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.