Thursday, 14. May 2026
Sport

Nuk kanë fund skandalet në Turqi, presidenti i klubit të njohur goditet me shishe në fytyrë

GS 19/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht shpenzimeve të shumta dhe emrave të njohur që shkojnë në Superligën Turke, dhuna është ende një problem që vështir të zgjidhet.

Ngjarja më e fundit ishte ajo në takimin Goztepe-Fenerbahce, ku u sulmua pikërisht presidenti i gjigandit të Stambollit.

Ali Koç hyri në fushë për të qetësuar situatën mes tifozëve të cilët po përplaseshin në tribuna, e cila më pas doli jashtë kontrollit.

Një tifoz hyri në fushën e lojës dhe e shty në tokë presidentin e Fenerbahces, me këtë të fundit që më pas u godit me një shishe në fytyrë.

U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të normalizohej disi dhe ndeshja të vijonte.

 

Teilen: