Monday, 30. March 2026
Sport

Nuk kanë të ndalur problemet në basketboll, goditet me shishe ndihmës-trajneri i Bashkimit

GS 14/01/2026 1 Min. Lesezeit

Një tifoz i skuadrës së Vëllaznimit e ka goditur me shishe asistentin e Bashkimit, Bledar Gjeçaj, dhe ndeshja që po luhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë është ndërprerë.

Goditja me shishe e tifozit është parë qartë edhe në transmetim televiziv. 

Kjo ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë. 

Pjesën e parë, Bashkimi e fitoi me rezultatin 43:39.

Teilen: