Shorti vendosi përballë Real Madrid-Mançester Siti në Ligën e Kampioneve, e konsideruar kjo si një finale e parakoshme. Trajneri i madrielenëve, Karlo Ançeloti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Osasunas u ndal pikërisht tek ky duel.
“Ata janë një kundërshtar i vështirë dhe mendoj se nëse keni idenë për ta fituar këtë kompeticion, atëherë ju duhet të mposhtni kundërshtarët tuaj. Mund të jetë që Siti është më i mirë se ne, por ata duhet ta dëshmojnë këtë në fushë dhe nëse duam të fitojmë Championsin, duhet t’i mposhtim ata. Nuk ka asnjë favorit në këtë luftë.
Për ne shorti është një detaj, tani jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Ndeshja e kthimit e vitit të kaluar nuk ishte e mirë për ne për shumë arsye, por do të kemi kohë ta mendojmë. Nuk ka dëshirë për hakmarrje, vetëm dëshirë për të arritur në gjysmëfinale. Ne duam të luftojmë dhe jemi optimistë se mund të triumfojmë ndaj tyre”, përfundoi Ançeloti.
PANORAMASPORT.AL