Me Spanjën që ka siguruar matematikisht kualifikimin dhe kreun e Grupit B, të Euro 2024, vëmendja e mediave në gadishullin iberik, ka shkuar te kombëtarja jonë, rivali i tretë dhe i fundit në grup për “La Roja-t”.
Për prestigjiozen “AS” ka folut edhe asisteni i Sylvinhos, argjentinasi Pablo Zabaleta, i cili u ndal të fliste për eksperiencën e tij të parë në rolin e asistent trajnerit, rrugëtimin e Shqipërisë deri tani si dhe performanca e skuadrës së Luis de la Fuentes deri më tani.
Roli si zëvendës i Sylvinhos te Kombëtarja
“Une e kam njohur Sylvinhon kur kemi luajtur për një vit te Manchester City. Me të kam një marrëdhënie shumë miqësore. Mundohem ta ndihmoj lidhur me analizën që i duhet skuadrës tonë, përpara çdo kundërshtari”, theksoi Zabaleta.
Rrugëtimi i Shqipërisë deri më tani në Euro 2024.
“Kemi zhvilluar dy sfida shumë të mira deri tani, me Italinë humbëm, por gjërat do të kishin shkuar ndryshe nëse do të realizonim shansin që kishim në fund me Manajn. Ndaj Kroacisë zhvilluam një ndeshje të madhe në gjithë harkun e ndeshjes”.
Spanja dhe dyshja Ëilliams-Yamal
“E pamë së bashku me teknikun Sylvinhon ndeshjen e fundit të Spanjës përballë Italisë, ishin impresionues. Mund të them se kisha kohë pa parë një skuadër të dominonte mbi kundërshtarin siç bëri Spanja. Ndaj tyre është padyshim ndeshja me e fortë në grup. Nico Ëilliams dhe Lamine Yamal, janë duke bërë në fushën e lojës gjëra të admirueshme, sidomos Yamal që ende si ka mbushur 17 vjeç, luan me shumë personalitet në fushën e lojës. Gjithashtu dua të veçoj edhe dy mbrojtësit Carvajal dhe Cucurella”.
Lajmi i mirë për Shqipërinë, që Spanja është e kualifikuar?
“Spanja ka një kontingjent shumë të mirë futbollistësh. Kushdo të luajë ndaj nesh do të jap maksimumin. Dëgjova edhe trajnerin e Spanjës, që theksoi se nuk do ta nënvlerësojmë Shqipërinë. Duhet të përgatitemi që do të kemi përballë Spanjën më të mirë”, përfundoi intervistën e tij Pablo Zabaleta.