Anglia fitoi 2-3 ndaj Meksikës, duke siguruar biletën për në çerekfinale ku do të përballet me Norvegjinë. Festa e anglezve pas fitores ishte aq e vrullshme, sa njëri prej lojtarëve anglez u dëmtua duke thyer kyçin e dorës gjatë festimeve, në momentin kur kapërceu reklamat.
“Është një natë shumë e veçantë për ne. Kam ndjenja të përziera, sepse jam i rraskapitur dhe i prekur, por edhe i trishtuar, pasi Jordan Henderson u lëndua.
Ai lëndoi kyçin e dorës dhe aktualisht është në spital. Është një dëmtim mjaft i rëndë, dhe fakti që Jordan nuk është më me ne e bën këtë mbrëmje të vështirë. Nuk i di të gjitha detajet, sapo mbarova një konferencë për shtyp dhe mjeku më tha se ishte në spital”, tha trajneri gjerman i “Tre Luanëve” në një intervistë për BBC.